AKTIVITETEKRYESORE

60-Vjetori i Kryegjyshit Botëror. Vijon tradita, Kryegjyshi shpërndan ndihma për fëmijët jetim në ditën e lindjes

Ditën e djeshme, më datë 19 maj 2019, me rastin e 60- vjetorit të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pati vizita dhe urime nga krerët me të lartë të shtetit dhe personalitete të shumta, si: Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi, Kryepeshkopi Anastas Janullatos, kreu i Komitet Mysliman të Shqipërisë Haxhi Bujar Spahiu, Kreytari i Konferencës Ipeshkëvnore Shqiptare Monsinjor Xhorxh Frendo, President i Vllazërisë Ungjillore Shqiptare Ylli Doci , ambasadorë dhe personalitete të tjerë Shqiptarë dhe të huaj, të cilët ndër të tjera e kanë cilësuar Kryegjyshin Botëror si një Udhëheqës të shquar Shpirtëror dhe faktor kryesor uniteti. Shumë nga këto personalitete ishin të pranishëm edhe në aktivitetin e Zhvilluar me këtë rast në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë.

Në këtë ditë të veçantë, Kryegjyshi ka vendosur të vijojë traditën e çdo ditëlindjeje, duke dhuruar ndihma për jetimët dhe familjet në nevojë. Gjithashtu, në shenjë simbolike,  së bashku me klerikë, besimtarë dhe dashamirës bektashinj mbolli dhe një Qiparis, në ambientet e Kryegjyshatës.