KRYESORELAJME

Dhënia e medaljes “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Kryegjyshit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Shenjtërisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj nga Z. Ramush Haradinaj

Në shenjë respekti për punën e palodhshme në lartësimin e vlerave të traditës kombëtare, temave mbarëshqiptare, kulturës shpirtërore, kultivimin e tolerancës ndërfetare, përmes udhëheqjes së komunitetit bektashian, Z. Ramush Haradinaj i dha sot, medaljen e kryeheroit tonë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Shkëlqesisë së Tij, Kryegjyshit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.