KRYESORELAJME

Dita e Ashures në Teqen e Kuzum Babait në Vlorë

Me rastin e festës së Ashures, Gjyshata Bektashiane e Vlorës ka shtruar pritjen tradicionale. Kanë marrë pjesë në këtë pritje në ambientet e Teqesë së "Kuzum Babasë", autoritetet të larta, përfaqësues të politikës, drejtues të komuniteve fetare në Vlorë, si dhe të tjerë të pranishëm. Ashtu sikundër edhe në festat e tjera fetare, edhe në diten e Ashures, u vu re pjesëmarrja e drejtuesve të komuniteve fetare në pritjen e shtruar nga bektashinjtë.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj në fjalën e rastit ndër të tjera u shpreh: “Festa e Ashures, është një ceremonial i thjeshtë në dukje, por i pa zëvendësueshëm për traditën tonë bektashiane… Kemi agjëruar së bashku nëntë dit të matemit, kemi biseduar e përcjellë së bashku ngjarjet tragjike të Qerrbelasë. Kemi kujtuar dhe sjellë ndër mend aktin sublim të 72 dëshmorëve dhe kalorësin e pavdekshëm Imam Hysenin, paqja qoftë mbi ‘Të. Kemi parë dhe kemi folur se deri në çfarë mase mund të shkojë djallëzia dhe ligësia njerëzore e trupëzuar tek Jezidi dhe Mavija. Mallkimi i Zotit të Lartë i përcjelltë ata dhe ndjekësit e tyre! Dhe apeli jonë mbetet, më shumë mirësi, paqe dashuri e unitet mes njerëzve, pa dallim race, ngjyre, ideje apo feje”.