AKTIVITETEKRYESORELAJME

Festa e Ashures. Ashurja, përfundim i zisë, përshpirtje lavdie, për luftëtarët, dëshmorët e Qerbelasë.

Ditën e sotme, në mjediset e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Selisa e Shenjtë, nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit  Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u kremtua ceremonia e Ashures, një riti tradicional Bektashian, që përkujton me veneracion heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetflijuan, gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës.

Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, pas fjalës së rastit, ku uroi besimtarët dhe shqiptarët për më shumë paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit, zhvilloj një ritual të veçantë në kujtim dhe nderim të Imam Hysenit dhe 72 dëshmorëve të Qerbelasë. 

Ceremonia vazhdoi me një program, tematik historiko - fetar, i organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, Dekoruar “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut”, laurat i madaljes “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”, me president Z. Azgan Haklaj “Mjeshtër i madh”dhe sekretare të përgjithshme Znj. Enida Çami “Mjeshtër i madh”; me programe epike, historike, që evokuan nëpërmjet folklorit, historinë e kombit tonë, ngjarjet e tij. Në këtë program, të Unionit Artistik, pjesë e tij, ishin dhe artistët e mirënjohur, Kastiot Tusha, Manjola Nallbani, aktorërt e mirënjohur të Teatrit Kombëtar, Znj. Desara Xhagolli, Z. Dritan Boriçi, grupe artistike nga Ansamble të ndryshme, nga Kosova, Maqedonia Veriut, Mali i Zi etj, të drejtuara nga moderatorja, Znj. Enida Çami “Mjeshtës i madh” . Pas përfundimit të koncertit të Unionit Artistik Kombëtar, ceremonia vazhdoi me, shijimin e ëmbëlsirës së Ashures, simbolik i një ditë të re, me optimizëm, të bekuar nga Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.  Shkëmbim vizitash. Drekë e shtruar zyrtare, me këtë rast, të ditës së përshpirtjes, së luftëtarëve të Qerbelasë, ditës së Ashures.

Dita e Ashures, vjen pas 10 ditësh agjërimi, gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë, ku u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë). Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve.

10 ditë, përkushtim, devocion, për të gjithë profetët. Nata parë. Kushtim vuajtjeve, profetëve: Adem, Nuh, Ibrahim, Jusuf, Musa dhe Krishtit; dita e dytë, përkushtim, për Profetin Muhamed (a.s), dita e tretë, Imam Aliun, dita e katërt, Imam Hasanin, dita e pestë, lindje dhe jetën e Imam Hysenit, dita e gjashtë, ikje e tij nga Medina në Mekë, dita e shtatë, vrasja e Myslym Akilit dhe dy djemve të tij, Myftarit, Ibrahimit, dita e tetë, nisja e Imam Hysenit, në Kufë, dita e nëntë, mberritjaq e tij në Qerbela. Nata e dhjetë, martirizimi i tij dhe i dëshmorëve të tjerë që derdhën gjak dhe ranë heroikisht, shkuan në Ihet, buzëtharë dhe buzçarë nga etja. Në këto ditë, kudo, në të gjithë botën, nuk pihet ujë.

Qerbelaja, gjithmonë, do të thërras, vizon, për liri, demokraci, emancipim njerëzor, për gjithë kohërat, për gjithë brezat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *