Kryegjysh Haxhi Edmond Brahimaj Dede Baba

Haxhi Baba Edmond Brahimaj (19.05.1959)
(Në postin e lartë 11.06.2011)

Ka lindur në Tiranë më 19 maj 1959, prej prindërish besimtarë të bektashizmit, me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës.
Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, vazhdoi studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej dhe më pas Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore.
Ka kryer studimet e larta për jurisprudencë.
Në vitet 1982 - 1990 ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, si në Burrel dhe Peshkopi. Me ringjalljen e besimit bektashian në fillim të viteve '90, së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, merr pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Me kërkesën e tij lirohet nga funksioni ushtarak duke marrë përsipër barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Më 2 janar të vitit 1992 merr dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe  Baba Barjam Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur Haxhi Bektash Veliut. Më 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin “Dervish” dhe ngarkohet me detyrë në Teqenë e Turanit, Korçë.
Më 13 prill të vitit 1997, dekretohet me titullin “Baba” dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutaj, caktohet si zëvëndës i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian, duke kontribuar në përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës të bektashizmit.
Në marsin e vitit 2006, me kalimin nga jeta të Baba Tahir Eminit, emërohet në funksionin e Gjyshit të Gjyshatës Bektashiane në Maqedoni. Si në Korçë edhe në Tetovë Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar duke u shndruar në faktorin të tolerancës fetare midis besimeve të tjera.
Ka marrë pjesë në veprimtari të shumta ndërkombëtare për tolerancën fetare, lirinë e paqen në botë. Në Kongresin XXXIII Botëror për “Liritë Fetare” në Indi,  ka ndezur pishtarin e këtij aktiviteti, së bashku me udhëheqësin e shquar fetar Dalai Lama.
Me vendim ekstra, nr.160, prot., datë 04.07.2011, të Këshillit të Lartë Gjyshëror të Kryegjyshatës Botërore, pas kalimit nga jeta e Haxhi Dede Reshat Bardhit më 11.06.2011, zgjidhet në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Hirësija e Tij, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ka punuar me përkushtim duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në marrëdhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit.

DETAJ

Dekorata dhe tituj:

-“Ambasador i Paqes”, 2004
-“Nderi i Qarkut të Korçës”, 2004.
-“Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë., 10 qershor 2014
-“Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë., 29qershor 2014
-“Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar, 22 gusht 2014
-“Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, 25 maj 2014.
-“Personalitet i shquar i Labërisë”, Shoqata “Labëria”, shkurt 2015
-“Qytetar Nderi” i Qarkut te Fierit, mars 2015.
-“Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit, maj 2015.
-Urdhri “ Kalorësi i Skënderbeut”, 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikës.
-“Dr. Honorus Causa”, Misioni OKB, shator 2016
-“Nderi i Bashkisë Bulqizë”, tetor 2016
-Mirënjohje nga Presidentin Obama SHBA, janar 2017.
-Çmimin e Arit ”Ikona e Paqes”, Shoqata e Kombeve të Bashkuara, “G.O.D Aëards” tetor 2017.
-“Qytetar Nderi” i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.
-“Qytetar Nderi” i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare”Vëllezërit Frashëri”-Përmet, maj 2018.
-“Qytetar Nderi” i qytetit Memaliaj nga Bashkisë Memaliaj - Tepelenë maj 2019.