AKTIVITETEKRYESORE

Kryegjyshata Botërore Bektashiane shtron iftar me rastin e mbajtjes së muajit të shenjtë të ramazanit

Në kuadër të muajit të bekuar të Ramazanit, në përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror, Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë ka shtruar një iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të mediave dhe gazetarë, kanë marrë pjesë në këtë darkë.
Kryegjyshi botëror ka falenderuar pjesmarrësit në iftarin e shtruar në këtë muaj të shenjtë dhe ndër të tjera është shprehur se iftari është solidaritet ndaj agjëruesve dhe shenjë respekti të punës dhe misionit të gjithësecilit në ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave kombëtare.

 Gjithashtu Kryegjyshi ka uruar për paqe e dashuri:  "Paqe, mirësi, dashuri! Faleminderit!"