KRYESORELAJME

Kryegjyshata Botërore Bektashiane shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit

Kryegjyshi botëror bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj ka shtruar një iftar me rastin e muajit të Ramazanit.
Presidenti i republikës, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të mediave dhe gazetarë, kanë marrë pjesë në këtë darkë.
Kryegjyshi botëror ka falenderuar pjesmarrësit në iftarin e shtruar në këtë muaj të shenjtë dhe ndër të tjera është shprehur: "Në këto ditë të shenjta të Ramazanit, në këtë muaj të shenjtë, ku ka zbritur edhe Kurani i shenjtë, i cili është drita e të gjithë muslimanëve kudo në botë"
Gjithashtu Kryegjyshi ka uruar për paqe e dashuri:  "Paqe, mirësi, dashuri! Faleminderit!"
Tashmë është kthyer në traditë kur kryegjyshi botëror bektashian shtron iftar duke uruar shqiptarët