AKTIVITETEKRYESORE

Kryegjyshi Botëror mer pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore

Në Tiranë ka hapur punimet Samiti për Paqe i Evropës Juglindore me temën: Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore.
Në hapjen e samitit u tha se qëllimi kryesor është paqja dhe siguria në rajon. 
Ky samit që do të zgjasë deri më datë 27 të këtij muaji, organizohet nga Federata e Paqës Universale, si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë e ndërsjellë dhe vlerat universale.
Samiti do të përfshijë nisjen në Evropë dhe Lindjen e Mesme të Këshillit të Lartë Ndërkombëtar për Paqe (KLNP), një shoqate globale e krerëve aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për hir të paqes dhe zhvillimit njerëzor. Veç kësaj, samiti do të përmbajë asambletë e “Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe dhe Shoqatës Ndërfetare për Paqe dhe Zhvillim”.
Drejtues të lartë të shteteve por edhe të atyre që kanë pasur ndikim të madh në vendime të rëndësishme për Ballkanin, përfshirë këtu krerë aktualë dhe të mëparshëm shtetesh dhe qeverish, parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe udhëheqës të shoqërisë civile, gejtjen e zgjidhjeve drejt paqes afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe më gjerë.
Ndër pjesëmarrësit do të jenë, Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kandidati për kryeministër Albin Kurti, presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski, kreu i parlamentit Talat Xhaferri dhe parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe udhëheqës të shoqërisë civile.
Federata e Paqes Universale ka qenë aktive në Shqipëri që në vitin 2005, kur u inaugurua prej Themeluesve të saj si pjesë e turneut të tyre botëror. Organizata ka zhvilluar shumë programe për paqebërjen në Shqipëri, Kosovë dhe në Rajonin e Ballkanit duke përfshirë parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe të rinj.
Së fundi FPU ka organizuar Këshilla Paqeje në 61 bashki në Shqipëri, me Ambasadorë për Paqe nga prejardhje të shumëllojshme politike, religjioze dhe profesionale.
Samiti i Paqes i Evropës Juglindore do sjellë së bashku udhëheqës botërorë, përvoja, urtësia dhe thellësia individuale dhe kolektive e të cilëve janë të nevojshme nëse duam të ndërtojmë një botë mirëkuptimi të ndërsjellët, paqeje të qëndrueshme dhe begatie për të gjithë.