KRYESORELAJME

Sot, kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar humane dhe hyjnore, të simbolit të nënës shqiptare, të shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes, ndaj kujdo që vuan dhe ka aq shumë nevojë për ndihmë. 

Me madhështinë dhe thjeshtësinë e saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjera të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese lumturie. 

Ne, nuk jemi, vetëm një popull, i vogël, pa emër dhe i pa dëgjuar sepse i kemi dhuruar të gjithë botës, një NËNË kaqë të Madhe, simbolin e dashurisë, ndaj egërsisë njerëzore, barbarisë së shekullit. I kemi dhuruar botës, një vizion të ri, për jetën, shoqërinë njerëzore, galidhen e madhe të kombeve, kemi ndërtuar për gjithë botën, qytetërimin e dashurisë njerëzore, lirisë, paqes, humanizmit dhe prosperitetit, kudo, për të gjithë, në botë sot.  

Që në lindje, të saj, më 26 gusht 1910, Zoti dëshmoj dashurinë e Tij. Një ditë pas lindjes së saj,Nënë Tereza, u pagëzua, në kishën e zemrës së Krishtit, nga famullitari atdhetar, patrioti, Don Zef  Ramaj, ditë, të cilën, ajo llogariste, si datëlindjen e saj. Gonxhja, ishte fëmija i tretë, në familjen e Kol Bojaxhiut, nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj nga Novo Sella e Gjakovës).

Babai i saj, merrej me tregti, por si shqiptar, udhëhiqej nga ideja patriotike e kombëtare. Shpesh, organizonte takime dhe mbledhje me patriotet shqiptar, për çështjet kombëtare, gjë që nuk ra mirë në sy, nga shërbimi sekret serbo-maqedon. Shumë shpejt, në vitin 1919, Kolën, do ta helmatisnin, duke bërë të mundur ndalimin, e veprimtarisë patriotike të tij dhe duke lënë vetëm 8 vjeç Gonxhen. Në 1 janar të 1918, në bazë të traktatit të Versajës, Shkupi do t’i merrej Shqipërisë, e do i kalonte Maqedonisë. Gonxhja, mësimet e para, i mori në një shkollë shqipe, në Shkup, ku po ashtu, kreu edhe gjimnazin, por në gjuhën serbokroate.

Emrin Tereza, e mori, kur ishte 18 vjeç dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza, u largua, për herë të fundit, nga Shkupi, në 26 shtator 1928, në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër, nuk do të shiheshin më kurrë. 12 shtator 1928, kishte shkruar letër, drejtuar tezes së saj: “Shkup 12.09.28: E dashura teze Lis, Me 26, të këtij muaji, po nisem prej Shkupit. S’po mund, mos me ju shkrue, dy tri rrjeshta, për juve. Lamtumirë, e dëshiroj, që Zoti ,t’ju jap gjithçka, që ju dëshron, zemra. Dua t’ju fal gjanat, më të përzemërta, Gonxhe.”