KRYESORELAJME

Vizita e Ambasadorit Zviceran në Shqipëri, Z.Adrian Maître në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane

Ditën e sotme, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim të veçantë ambasadorin Zviceran në Shqipëri, Z.Adrian Maître. 

Kyegjyshi e falënderoi Z.Adrian Maître për vizitën dhe e njohu shkurtimisht me historikun, Kryfaltoren, Muzeun, Departamentet,  aktivitetin dhe rolin e Kryegjyshatës dhe Komunitetit Bektashi në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Ndërsa Z.Adrian Maître vlerësoi rolin e Kryegjyshatës, Komunitetit Bektashi dhe Kryegjyshit Botëror në ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua për liritë fetare, harmoninë dhe të drejtat e besimit, si të drejta themelore të njeriut.

Gjithashtu u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në aktivitete dhe projekte të përbashkëta.