KRYESORELAJME

Vizita e regjisorit të njohur Z. Muharrem Fejzo në Kryegjyshat dhe takimi i veçantë me Kryegjyshin Botëror

Ditën e sotme, Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim të veçantë Z.Muharrem Fejzo, regjisorin e 14 filmave më popullorë shqiptarë ndër të cilët përmendim tituj si “Kapedani”, “Mësonjtorja”, “Operacioni i zjarrit”, “Muri i gjallë” etj.

Z. Fejzo është autori edhe i bustit të Haxhi Bektash Veliut që ndodhet në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Biografi

Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit. Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e

parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare. Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni “Zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.