KRYESORELAJME

Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë

Selia e Shenjtë Bektashiane ndoqi këto ditë me vëmendje të madhe zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat u karakterizuan nga vullneti i plotë, qetësia dhe tolerance. Populli i Kosovës, tregoi maturi dhe largpamësi, duke dorëzuar pushtetin në dorë të figurave të reja politike, të pa mpleksura me fenomenet e shëmtuara që i'u bashkëngjitën shtetit të sapodalë nga tragjedia e vitit 1999.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, uron me këtë rast gjithë zgjedhësit për qytetarinë e tyre, të cilët pas këtij akti do t’u përvishen punëve për një jetë sa më të begatë, për forcimin e mëtejshëm të demokracisë, për prosperitet dhe ecje të sigurtë drejt vendit të vet të nderuar në familjen evropiane.
Veçanërisht, ai i lutet Zotiti të Lartë, t’u japë forcën, vullnetin dhe bashkëpunimin vëllazëror, zotërinjve Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për të marrë në duar fatet e Kosovës dhe për ti shpënë më përpara punët e mira, duke i’u përgjigjur vullnetit dhe dhe aspiratave të shqiptarëve.
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!
Amin!

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Hirësia e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj